Xherdan Shaqiri është lojtari më i trofeshëm shqiptarë i të gjitha kohërave deri me tani.

Futbollisti kosovar i kombëtares se Zvicrës do ta dekoroi vitrinën e tij edhe më një medalje nga sonte.

Pasi që mori 3 medalje me Bayern Munchen për tre sezone si kampion në Bundesligë, Shaqiri tani në vitrinë do ta këtë edhe medaljen si fitues i Premier Ligës.

Kjo pasi që Liverpool sot është kurorëzuar si kampion i Anglisë pasi që Chelsea mposhti Manchester Cityn në Stamford Bridge me rezultat 2-1.

Shaqiri përpos këtyre medaljeve ka të fituar edhe dy medalje të Ligës së Kampionëve. Një herë me Bayern Munchen dhe një tjetër me Liverpoolin që e mori sezonin e kaluar.

Po ashtu në vitrinën e Shaqirit janë edhe dy kupa të Gjermanisë, po ashtu të fituara me Bayern Munchen.

Kujtojmë se Xherdan Shaqiri është shqiptari i vetëm që në Europë ka fituar tripletën me Bayernin në sezonin 2012/13.

Kosovari po ashtu ka edhe 3 medalje si kampion i Zvicrës me FC Basel si dhe po ashtu edhe dy kupa të Zvicrës me të njëjtën skuadër.

Tutje, Shaqiri është shqiptari i vetëm në botë që ka fituar dy herë medaljen në Botërorin e Klubeve – njëherë me Bayernin dhe njëherë me Liverpoolin.

Po ashtu Xherdani ka edhe dy medalje të superkupës së UEFAs po ashtu me Bayernin dhe Liverpoolin.

Në vitrinën e tij Xherdan Shaqiri është zgjedhur dy herë si futbollisti më i mirë në Zvicër si dhe ka të fituar edhe një superkupë të Gjermanisë./ge