Një gjarpër rreth 4 metra është gjiruar në fshatin Shajkovc të Podujevës, njofton Llapi.info.

Videon të cilën e ka shpërndarë në rrjete sociale, asamblisti i PDK- së në Podujevë, Fatmir Rudari shihet një gjarpër rreth 4 metra.

Rudari nuk ka dhënë ndonjë shpjegim lidhur me këtë zvarranik por vetëm e ka plasuar atë në rrjete sociale. Nganjëherë, në raste të tilla edhe fjalët janë të tepërta kur para vetes keni një gjarpër kaq të madh.

Për më shumë, shikoni videon: