Sërish tragjedi në ujërat e detit Egje, mbyten 22 refugjatë (Foto)

Në detin Egje u regjistrua sot tragjedia e radhës me emigrantë. Më shumë se 22 vetë u fundosën teksa shkonin nga Turqia në Greqi.

Varka me të cilën ata udhëtonin u përplas me shkëmbinjtë.

Roja kufitare greke ka nisur kërkimet për të gjetur trupat e të zhdukurve. Prej disa muajsh tragjedi të tilla të Egje janë bërë të zakonshme.

Emigrantët vijnë nga vendet e Lindjes së Mesme, kalojnë përmes Turqisë për në Greqi dhe më pas ndjekin rrugën drejt Perëndimit.

aa-25