RFEF ka hedhur poshtë ankesën e Real Madridit për kartonin e verdhë të mbrojtësit të Sergio Ramosit dhe futbollisti mund të mos paraqitet në finale të Copa del Rey.

Komiteti i Ankesave të Federatës së Futbollit të Spanjës ka hedhur poshtë ankesën e madrilenëve për futbollistin, i cili u zverdh në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Copa del Rey kundër Barcelonës.

Mbrojtësi do të paraqitet në ndeshjen e kthimit të 27 shkurtit me Barçën, por do të jetë në tribuna në rast të kualifikimit në finale të Kupës së Spanjës.

Nëse kjo do të ndryshojë politikën e përzgjedhjes së Santiago Solarit për ndeshjen e kthimit kundër Barcelonës, ku takimi i barabartë 1-1 në Camp Nou.

Reali kishte ofruar të gjitha dëshmitë e mundshme duke përfshirë edhe video xhirime se Ramos nuk e kishte shkelur Nelson Semedon, por një gjë e tillë u hodh poshtë.

Real Madridi ka edhe një mundësi të ankesës duke iu drejtuar Gjykatës Administrative të Sporteve Spanjolle (TAD) brenda 15 ditëve të ardhshme për të shqyrtuar vendimin e autoritetit më të ulët.

Ndryshe, Ramos është skuqur në ndeshjen e fundit të kampionatit spanjoll kundër Gironës, ku kjo e fundit triumfoi me rezultat 2:1 në Santiago Bernabeu.