Beograd, 20 shkurt – Ministrja serbe e Ndërtimtarisë, Komunikacionit dhe Infrastrukturës, Zorana Mihajlloviq, gjatë takimit me nënpresidentin e Bankës Europiane për Ripërtërirje e Zhvillim, Jirgen Rigterink, dhe drejtoreshën për Ballkanin Perënbdimor, Zuzana Hargitaj, bëri të ditur se Serbia pret fillimin e ndërtimit të “Autostradës së Paqes” Nish-Merdar, transmeton Koha.net raportimin e FoNet.

Ajo ka saktësuar se bëhet fjalë për segmentin nga Nishi deri në Plloçnik, të gjatë 39,5 km, me vlerë 220 milionë euro.

Sipas saj, ndërlidhja rajonale përbën një nga prioritetet e Serbisë.