Sekretari i përgjithshëm i kryetarit të Serbisë Nikola Selakoviq thotë se është me rëndësi që administrata amerikane i ka dënuar sulmet ndaj serbëve në Kosovë, transmeton Koha.net.

“Është interesante që amerikanët kanë thënë se bëhet fjalë për dhunën dhe kemi pasur një reagim të administratës amerikane. Kjo, deri diku na jep shpresë se pas heshtjes së situatës, administrata amerikane do të fillojë të zhvillojë një politikë tjetër kur bëhet fjalë për Ballkanin”, citon rts të ketë thënë Selakoviqi.

Selakakoviq ka fajësuar Kosovën, për siç tha, bllokadën që ajo po i bën dialogut me Serbinë ndërsa ka shfaqur besimin se sot ose nesër mund të caktohet nga Brukseli data e re e vazhdimit të negociatave.

Sipas tij, kryetari serb Vuçiq do të konsultohet me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës.

Selakoviq nuk e ka parë me sy të mirë rezolutën e për Unionin doganor ndërmjet Kosovës e Shqipërisë miratuar në Kuvendin e Kosovës.

“Ai është “union doganor shqiptaro –shqiptar”, ka thënë, ndërsa është ankuar pse nuk është pranuar unionin doganor i Ballkanit Perëndimor që e kishte propozuar Serbia.