Pjesëmarrësit në dialogun e Brukselit për zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe Serbisë po presin të zbatojnë marrëveshjen e arritur më parë si është ajo e energjisë dhe formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe, janë detajet e fundit mbi negociatat.

… kjo do të arrihet përmes një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës, i thonë Danasit përfaqësuesit joformalë të qarqeve diplomatike.

Burimet e medies në fjalë thonë se “ka shanse të mëdha” që marrëveshja e ardhshme të nënshkruhet nga pranvera e vitit 2019, pavarësisht “deklaratave pesimiste të zyrtarëve serbë”, transmeton lajmi.net.

“Perëndimi, me përfshirjen e BE-së, insiston që marrëveshja do të arrihet deri në fund të vitit 2019 dhe të gjitha përpjekjet do të bëhen për të arritur këtë qëllim”. Ajo që flasin zyrtarët nga Beogradi dhe Prishtina kryesisht shërben për përdorim të brendshëm, por është në interesin e tyre që problemi i Kosovës të përfundojë përfundimisht”, thonë diplomatët.

“Bashkëbiseduesit tanë theksojnë se Beogradi zyrtar mbetet i angazhuar për idenë e ndarjes së Kosovës, në mënyrë që të Beogradit ta merr veriun e Kosovës dhe të manastireve, kurse për Perëndimin një ide e tillë është e papranueshme, për shkak se Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania mbrojnë konceptin se Kosova do të marrë “karrige” në OKB dhe organizata të tjera, ndërkohë që nuk do të kërkohet njohja zyrtare nga Beogradi”, shkruan media serbe.

Sa për rolin e zyrtarëve së Brukselit Angelina Einchorst, në fazën e ardhshme të dialogut, diplomatët pajtohen në vlerësimin se ajo do të ketë detyrë të rëndësishme të mbajtjes së ekuilibrit të anijes së dialogut, ndërsa Federica Mogherini, përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe të siguri, mbetet ndërmjetësuese zyrtare për negociata ndërmjet presidentëve atij të Serbisë dhe të Kosovës, Aleksandar Vuçiq dhe Hashim Thaçi.

Misioni i drejtoreshës për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë, si dhe zëvendësdrejtore menaxhuese në Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm, Angelina Einchorst, është që të përshpejtojë dhe intensifikojë bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke synuar zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka thënë dje, duke paraqitur një raport për dialogun e Brukselit, i cili u miratua nga Qeveria e Kosovës, se “dialogu me Serbinë nuk ka alternativë dhe se faza përfundimtare e dialogut duhet të jetë një fund me njohjen ndërkombëtare të të dy vendeve”.

Haradinaj tha se “kërcënimet e Serbisë dhe satanizimi i pjesëtarëve serbë nga Forca e Sigurisë së Kosovës, janë të papranueshme”. Ai vuri në dukje se Kosova ka përcaktuar parimet e saj në dialog me Serbinë, “kështu që nuk do të ketë ndarje të territorit të Kosovës, as shkëmbimin e territorit apo ndryshim kufijsh me Serbinë”.