Ish-zëvendëskryeministri Driton Selmanaj thotë se nuk ndihet si humbës në LDK. Thotë se LDK tashmë ka kryetarin e ri dhe ai nuk ka hatërmbetje me askënd.

“Ne e kemi kryetarin legjitim, legal me fuqi politike të brendshme për të ecur proceset përpara. Pa asnjë vend për hatërmbetje, s’ka arsye as nga unë, për Z. Hoti mund të flasë z.Hoti vetë por unë s’kam vërejtur hatërmbetje.

“Tash na duhet kujdes i madh në ecjen tonë përpara”, shtoi ai.

“Pse humbës, unë s’po kuptoj pse?. Pse unë jam humbës në LDK?”, pyet Selmanaj.

‘Kjo çështje nuk është personale. Për krejt këto ka vendime të organeve të partisë. Për me prish koalicionin me VV’në ka votuar partia, për me bo koalicion tjetër kanë votuar organet e partisë”, thotë Selmanaj në Pressing.

“Çka unë dalloj prej të tjerëve është se unë e mbroj shtëpinë time me zë. Për dallim prej tjerëve që vendosin me hesht ose mos me fol fare”, theksoi ai.