Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Trupave Mbrojtëse të Kosovës, Gjeneral Selim Krasniqi, është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale.

Lajmin e ka konfirmuar vet ai nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Për hir të transparencës dhe duke mos pasur të fshehë asgjë, ju informoj që sapo komunikova me hetues të Dhomave të Specializuara!! Mu komunikua gojarisht ftesa për në Hagë, por unë personalisht kërkova që ç’do veprim të jetë zyrtar e në rrugë ligjore” – ka shkruajtur Krasniqi.

Per hir te transparences dhe duke mos pasur te fshehe asgje, ju informoj qe sapo komunikova me hetues te dhomave te…

Gepostet von Selim Krasniqi am Freitag, 8. November 2019