Sela: Ligji për gjuhët e bën më të barabartë Maqedoninë

Lideri i Aleancës për shqiptarët, Ziadin Sela ka folur për miratimin e ligjit të gjuhëve sot në Kuvend duke deklaruar se ky ligj pasuron Maqedoninë dhe i bën qytetarët gjithëpërfshirës.

“Ligji për gjuhët është ligj që pasuron Maqedoninë, e bën më të drejtë, më të barabartë, qytetarët i bën më gjithëpërfshirës dhe bëj apel që gjithë subjektet politike të përkrahin këtë ligj.

Shfrytëzoj rastin paraprakisht të falënderoj të gjithë në gjuhën shqipe të gjithë deputetët që do e votojnë”, ka thënë Sela.