Së paku 11 njerëz, përfshirë fëmijë, vdiqën, kur një anije që bartte turistë në një liqen në shtetin amerikan të Misurit u përmbyt.

Fatkeqësia ndodhi në liqenin Table Rock, që është një atraksion turistik, thanë mediat lokale.

Zhytësit vazhdojnë kërkimet për pesë njerëz të zhdukur, ndërkohë që shtatë të tjerë u dërguan në spital.

Incidenti besohet të jetë shkaktuar nga moti i stuhishëm.

Një tjetër anije në liqen, në kohën e incidentit, arriti të dalë në breg e sigurt./REL