Rreth 130 milionë euro i kanë shpenzuar që nga vera deri në këtë dimër në sjelljen e lojtarëve të rinj dhe në fund nuk kanë arritur të sigurojnë mbijetesën në Ligën Premier.

Asnjëherë në historinë e ligës elitare angleze nuk ka ndodhur që një ekipi të shpenzojë kaq shumë në një kohë kaq të shkurtër dhe të bije në një kategori më poshtë.

Fulham u bë klubi i parë që arriti këtë “sukses” pas humbjes së mbrëmshme 4:1 kundër Watfordit në kuadër të xhiros së 33-të.

Ishte e vështirë të pritej një rezultat tjetër, sepse Watford ishte një ekip i madh, të cilin londinezët është dashur ta mposhtin, edhe pse fituan vetëm dy pikë këtë sezon.

Ekipi i Skott Parkerit, tashmë trajner i tretë i këtij sezoni, fitoi vetëm katër ndeshje që 29 janari pas së cilës shënoi humbjen e nëntë me radhë.

Shuma e mëposhtme është zyrtare dhe provohet nga dokumentet që shërbejnë si provë e investimeve katastrofike.

Gjithçka filloi mirë. Në fund të pranverës së vitit të kaluar, Fulham përfundoi sezonin si i treti në Championship, por përmes “playoff” dhe një fitore kundër Aston Villës në Wembley, rikthehet në ligën elitare angleze pas katër vjetësh.

Shpenzimet e para të çmendura në lojtarët e gabuar dërguan në shkarkimin e Slavisa Jokanovicit dhe më pas të Claudio Ranierit.

Lojtarët dhe ata që ishin në sezonin e mëparshëm ishin bartësit e ekipit gjersa u sollën edhe përforcime të mëdha.

Ndryshe, ekipi i Fulhamit sipas Transfermarkt.de ka vlerë 254 milionë eurove, por nuk luajtën milionat, por karakteri i lojtarëve.