Sarma me lakra turshi

Sarma me lakra turshi

Përbërësit:

1 kokë lakre turshi
1 kg mish të bluar
2 qepë
1 gotë oriz
150 gr tlyn ose vaj
1 lugë gjelle kripë
Biber t’kuq (1 lug gjelleje)
Biber t’zi (1 lugë qaji)

Përgaditja:

Mishin e bluar e kavërdisim me qepë dhe ua shtojmë orizin, kripën, biberin e zi dhe biberin e kuq sipas dëshirës. Me këtë mbushje i mbështjellim fletat e lakrës turshi pastaj sarmat e formuara i rreshtojmë në tenxhere në fundin e së cilës paraprakisht kemi shtruar disa fletë lakre. Sipër sarmave mund ti hedhim disa copëza mishi të thatë për t’iu dhënë aromë dhe shije të veqant, pastaj ua shtojmë një gotë ujë dhe yndyrën e shkrirë me biber të kuq. Tenxheren me sarma e mbyllim me kapak dhe e lëmë në zjarr të javashtë 2-3 orë . Sarmat e ziera mund ti fusim në furrë afër gjysmë ore për ti skuqur dhe rreshkur. Më parë sarmat servoheshin me bukë misri dhe turshi.