Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Saranda Bogujevci fjalimin e saj sonte e nisi me letrën e shkruar nga Kosovare Kelmendi, vajza e avokatit Bajram Kelmendi dhe ish-nënkryetare së LDK-së Nekibe Kelmendi.

Pas kësaj, Bogujevci tha se gjakun e familjes nuk e fal as ajo.

“Gjakun e familjes as unë nuk e fali. Ndërsa tani kur e gjithë bota po përballet me një virus të tillë gjëja e fundit që iu desh qytetarëve është rrëzimi i qeverisë.Është hera e parë në jetë që mburrem me qeverinë që e kemi, me kryeministrin, ministrat për punën që e kanë bërë këto ditë, përveç që kanë bërë një menaxhim të jashtëzakonshëm me koronavirusin që e kemi pas këto javë edhe ende po bëhet një punë e jashtëzakonshme”, tha Bogujevci, transmeton Indeksonline.

Ajo shtoi se nuk mund të kuptoj arsyetimin për mocion për mosbesim të rrëzimit të Qeverisë Kurti.

“Nuk mund të kuptoj sinqerisht arsyetimin për mocion për mosbesim për rrëzimin e Qeverisë, çkado që thoni nuk ka asnjë kuptim në këtë situatë, qytetarët na kanë besuar për të themeluar këtë Qeveri bashkë është komplet e padrejtë ndaj besimit të tyre që sot jemi këtu në këtë situatë

Po fliten gjëra të ndryshme, por unë jam rrit në perëndim e aty kam mësu në demokracinë e perëndimore që për të g’zu respekt prej tyre duhet të kesh qëndrueshmëri dhe besueshmëri në kurriz tëndin.Kur thuhet se Kurti e ka problem Veliun shkaku i Podujevës, e keni shumë gabim, vi prej ati vendi.Shumë keq që pas 21 vite lirie në vend që sot ti kujtojmë më të dashurit tanë e kemi bërë diçka në këtë drejtim, ne po merremi me një seancë kot për të rrzu një qeveri të votuar nga qytetarët”, përfundoi deputetja e VV-së