Apple është gjobitur nga shteti brazilian i São Paulo për vendimin e saj për të hequr mbushêsin nga kutia e iPhone 12 dhe modelet e mëparshme, si dhe pretendimet se ka mashtruar përdoruesit dhe nuk ka respektuar kontratat e riparimit.

Përveç kësaj, autoriteti rregullues brazilian poashtu akuzon kompaninë për reklamë të rreme, për shitjen e pajisjeve me defekte në fabrikë, për mbajtjen e kushteve të padrejta në kontratën me konsumatorët dhe për mos-riparimin e një produkti që ishte ende nën garanci.

Drejtori ekzekutiv i Procon-SP, Fernando Capez thuhet se deklaroi se Apple “duhet të kuptojë që në Brazil ekzistojnë ligje dhe institucione të forta për mbrojtjen e konsumatorit. Ajo duhet t’i respektojë këto ligje dhe këto institucione”.