Futbollisti i Manchester United, Alexis Sanchez, ka mbetur i zemëruar që është lënë në pankinë në ndeshjen ndaj Manchester City-t në fundjavë, sipas The Sun.

Kiliani raportohet t’i ketë bërë të ditura ndjenjat e tij pas takimit në të cilin ishte inkuadruar nga banka rezervë.

Spekulimet kanë qarkulluar shpesh së fundi lidhur me të ardhmen e ish-yllit të Arsenalit, ku përflitet largimi i tij nga Old Trafford.