Informatat e para për tabletin e ri nga Samsung – Galaxy Tab A8 janë publikuar në shtator, më pas filluan të zbulohen detaje për specifikat e tij, e tani “kanë rrjedhur” dhe renderët e parë zyrtarë.

Galaxy Tab A8 do të jetë “i disponueshëm” që do të kushtojë 260 dollarë. Do të ketë ekran prej 10,5 inç LCD me rezolucion 1.920×1.200 pikselë, me format 16:10 dhe frekuencë rifreskimi prej 60 Hz, transmeton Telegrafi.

Tableti do të ketë katër altoparlantë dhe përkrahje për teknologjinë Dolby Atmos, e në dispozicion do të jetë edhe kablloja 3,5 për kufjet si dhe porti USB-C.

Korniza do të jetë e punuar nga alumini, e tabletin do ta vë në funksion procesori Uniscov Tiger T618. Por do të ekzistojë edhe modeli me mungësi lidhje Wi-Fi, si dhe modeli që përkrah rrjetin LTE.

Prodhimi i Galaxy Tab A8 pritet të ndodh kah mesi i muajit të ardhshëm, derisa në fund të janarit fillon prodhimi i modelit S8 Plus dhe S8 Ultra me ekran OLED. Pajisjet do të prezantohen në shkurt të vitit të ardhshëm.