Ish-kreu i PD-së, Sali Berisha ka komentuar fitoren e Edi Ramës në zgjedhjet e së dielës.

Ai ka pasur vetëm një koment të shkurtë rreth fitores së rivalit të tij politik duke shkruar “Fitoi droga” në llogarinë e tij në Facebook, koment të cilin e ka shoqëruar edhe me dy fotografi.

PD humbi me diferencë të thellë ndaj Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, duke marrë 15 mandate më pak.