Sulmuesi i Egjiptit dhe Liverpoolit, Mohamed Salah ka rrëmbyer çmimin për futbollistin më të mirë të vitit në Afrikë.

Ky është viti i dytë radhazi që ai e rrëmbeu këtë çmim që jepet nga BBC, transmeton Koha.net.

Në garë për të mirin e Afrikës ylli i Liverpoolit e mposhti Medhi Benatian, Kalidou Koulibalyn, Sadio Manen, dhe Thomas Partey.

Lojtari më i mirë i Premier Ligës në sezonin e kaluar shënoi në fanellën e Liverpoolit 44 gola në 52 paraqitje.