Kanë mbetur edhe 48 orë deri tek finalja e Lisë së Kampionëve që do të zhvillohet në Keiv.

Real Madrid do të mundohet të rrëmbej trofeun e 13 në histori të klubit ndërsa të gjashtin Liverpoli.

E gjithë vëmendja është te Mohamed Salah, i cili këto ditë është duke agjëruar në muajin e shenjtë të ramazanit.

Sipas burimeve të mediave angleze, agjërimi “nuk do të ndikojë” në performancën e finales kundër madrilenëve.

Egjiptiani raportohet se nuk do ta prish agjërimin dhe se do të luajë me barkun zbrazët ndaj kampionëve aktual të ligës elitare evropiane për klube.

Pos Salahut, edhe Saido Mane pritet të agjërojë në takimin më të rëndësishëm të Liverpoolit.

Ndryshe, ndeshja mes këtyre dyja ekipet do të zhvillohet të shtunën (26 maj), në ora 20:45.