Mohamed Salah është “i sigurt” se Liverpooli mund të fitojë Ligën e Kampionëve pasi skuadra e Jurgen Klopp u mposht vetëm në pengesën përfundimtare sezonin e kaluar.

Salah u lëndua pas një përplasje me kapitenin e Real Madridit, Sergio Ramos, në finalen e majit, dhe pas dy gabimeve të Loris Karius dhe një goditje të shkëlqyer nga Gareth Bale, Reali fitoi kurorë të tretë radhazi nën drejtimin e Zinedine Zidane.

Liverpooli e nis sezonin 2018-19 të Ligës së Kampionëve në shtëpi ndaj kampionëve të Ligue 1, Paris Saint-Germain të martën mbrëma, ndërsa në Grupin C janë edhe Napoli dhe Cervena Zvezda.

Ylli egjiptian, Salah, mendon se Liverpooli ka shanse pozitive për të fituar trofeun më të madh ekipor evropian këtë sezon.

“Sezonin e kaluar, ne eliminuam Manchester Cityn, pastaj Romën, e cila kishte mundur Barcelonën në çerekfinale”, ka thënë fillimisht Salah për France Football.

“Çdo herë që luajtëm ishin ndeshjet të pabesueshme. Luajtëm kundër ekipeve që fituan tituj dhe arritëm në finale, kështu që sigurisht që mund ta bëjmë përsëri!”.

“Jam i sigurt që mund ta fitojmë, madje mund të fitojmë të dyja, Ligën e Kampionëve dhe titullin e Ligës Premier. Nuk dua të ushtroj presion, por po, gjithçka është e mundur”.

“PSG ka individë të fortë dhe një ekip shumë të mirë, nuk mezi presim që të luajmë kundër tyre, pres një konfrontim shumë të këndshëm dhe intensiv”, përfundoi ylli egjiptian.