Në zgjedhjet e vitit 2017 Lëvizja Vetëvendosje kishte arritur të marrë 200 mijë e 135 vota apo 27,49% duke shënuar rritje prej 100% nga zgjedhjet e vitit 2014 dhe në Kuvendin e Kosovës ky subjekt politik hyri me 32 deputetë, shkruan Gazeta Express.

Në dhjetor të vitit 2017 filluan dorëheqjet e para nga ky subjekt, dhe VV mbeti pa 12 deputetë të saj dhe pa dy kryetarë komunash.

Dardan Molliqaj, Shpend Ahmeti, Visar Ymeri, Dardan Sejdiu, Aida Dërguti, Fisnik Ismaili, Dukagjin Gorani, Driton Çaushi, Besa Baftiu, Faton Topalli, Salih Salihu,Frashër Krasniqi,Shqipe Pantina u larguan nga partia e Albin Kurtit dhe u futën në Partinë Social Demokrate të Kosovës që udhëhiqej nga Kaqusha Jashari.

PSD në një kuvend të jashtëzakonshëm zgjodhi kryetarin dhe kryesinë e re të kësaj partie. Kryetar u zgjodh Shpend Ahmeti, nënkryetar Visar Ymeri dhe Sekretare e përgjithshme Aida Dërguti.

12 deputetët që u larguan nga VV-ja dhe formuan grupin parlamentar të PSD-së kishin marrë mjaft shumë vota në listën garuese të Vetëvendosjes për deputetë në vitin 2017.

Në zgjedhjet e gjashtë tetorit, PSD-ja e Shpend Ahmetit hyri në koalicion parazgjedhor me AAK-në e Ramush Haradinajt.

Dy nga ish-deputetët e PSD-së, Aida Dërguti dhe Faton Topalli nuk pranuan të kandidojnë për deputetë dhe nuk u futën në listën zgjedhore të koalicionit.

Pas shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të gjashtë tetorit, AAK-PSD doli e katërta në zgjedhje, kurse PSD nga 12 deputetë arriti të fitoj vetëm një deputet.

Dallimi në vota nga zgjedhjet e vitit 2017 dhe 2019 është mjaft i madh për ish-deputetët e PSD-së.

Më poshtë ju sjellim votat e marra të ish-deputetëve të PSD-së sa ishin në listë të Lëvizjes Vetëvendosje në vitin 2017 dhe votat e marra në zgjedhjet e vitit 2019 me koalicionin AAK-PSD

Shpend Ahmeti(2017-76017 vota)-(2019-5881 vota)

Dardan Molliqaj(2017-49026 vota)-(2019-4083 vota)

Visar Ymeri(2017-40980 vota)-(2019-5418 vota)

Dardan Sejdiu(2017-39219 vota)-(2019-4652 vota)

Fisnik Ismaili(2017-17017 vota)-(2019-1722 vota)

Dukagjin Gorani(2017-11624 vota)-(2019-1500 vota)

Driton Çaushi(2017-10360 vota)-(2019-2085 vota)

Besa Baftiu(2017-10123 vota)-(2019-2660 vota)

Shqipe Pantina(2017-6292 vota)-(2019-2182 vota)

Salih Salihu(2017-8656 vota)-(2019-1821 vota)

Frashër Krasniqi(2017-7237 vota)-(2019-4004 vota)