Samsung është mbreti i telefonave Android prej vitesh dhe duket se nuk po e ngadalëson ritmin. Pas pritjes shumë të mirë që ju bë S9-ës vitin e kaluar, Samsung vendosi te nxirrte në treg një smartfon edhe më të fuqishëm për të plotësuar serinë.

Kompania është padyshim një nga më të mirat kur bëhet fjalë për cilësinë. Dizajni i metaleve apo ekraneve që Samsung zhvillon është thjesht më i miri dhe përmirësohet vit pas viti. Galaxy S10 është modeli i fundit në një seri telefonash shumë të mirë të kompanisë, të cilët po perfeksionohen gjithmonë e më shumë gjatë rrugës.

Edhe këtë herë, gjëja që bie në sy është pamja e xhamit. Samsung ka arritur të shtojë një shtresë në ngjyrat e panelit të qelqit edhe në modelin e zi, duke ofruar një pamje vërtet unike në krahasim me telefonët e tjerë. Ajo është më e dukshme në opsionet e bardha dhe blu.

Galaxy S10 është ndërtuar me ekranin më të mirë deri më sot nga Samsung, që ështe dhe i pari ekran në botë AMOLED Dinamik. Si celulari i parë i certifikuar HDR10 +, ekrani sjell në jetë përmbajtjen digjitale dhe falë hartimit dinamik të tonit, do të shihni një gamë më të gjerë ngjyrash për një pamje të shkëlqyer dhe realiste. AMOLED-i Dinamik i Galaxy S10 është gjithashtu i certifikuar nga VDE për ngjyrat e gjalla të ndritshme dhe kontrastin e jashtëzakonshëm për ngjyra me të zeza më të thella dhe ngjyra të bardha me të shndritshme.

Për herë të parë për Serinë S, Galaxy S10 ofron një Lente ultra-të gjërë me një kënd prej 123 gradësh fushëpamje , ashtu si syri i njeriut, në mënyrë që të mund të kapni çdo gjë që shikoni. E përkryer për fotografi mbresëlënëse të peisazheve, panorama të mëdha ,madje edhe për të kapur një portret të plotë të familjes së madhe, këto lente ultra-të gjëra sigurohen që ju të kapni tablonë e plotë.

Galaxy S10 gjithashtu ofron regjistrim super të qëndrueshëm me teknologjinë e stabilizimit digjital. Nëse jeni duke kërcyer në mes të një koncerti të mahnitshëm ose duke u përpjekur të regjistroni çdo detaj të një udhëtimi me biçikletë me në një rrugë plot gropa dhe gunga, Super Steady ju lejon të kapni momentin. Të dyja kamerat e përparme dhe të pasme mund të xhirojnë me cilësi të lartë deri në UHD dhe për herë të parë kamera e pasme ju jep fleksibilitet për të regjistruar në HDR10 +.

Tashmë, Samsung po sjell fuqinë e 5G në duart e konsumatorëve me Galaxy S10 5G, telefonin smart të parin e këtij lloji nga Samsung. Me Galaxy S10 5G, konsumatorët në një rrjet 5G mund të shkarkojnë një sezon të plotë të një shfaqjeje televizive në vetëm disa minuta, të luajnë lojëra me grafike të pasur pothuajse pa asnjë vonesë, të shijojnë eksperienca të përmirësuara të VR dhe AR dhe të qëndrojnë në kontakt me miqtë dhe familjen me anë të video-thirrjeve në kohë reale 4K.