Rusia s’është e sigurt të jetë vrarë Baghdadi

Rusia s’është e sigurt të jetë vrarë Baghdadi

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitrij Peskov nuk i ka komentuar theksimet e Ministrisë ruse të Mbrojtjes se udhëheqësi i shtetit islamik, ISIS, Abou Bakr al-Baghdadi është vrarë në Siri, njoftojnë medie, transmeton Koha.net.

Ndërsa shefi i diplomacisë ruse Sergej Lavrov thotë se nuk është i sigurt të jetë vrarë Abou Bakr – al Baghdadi.

Në mëngjes mediet ruse kanë konfirmuar se më 28 maj të këtij viti, afër Raqas në Siri është vrarë Baghdadi.

Edhe nga koalicioni ndërkombëtar kundër ISIS është thënë se nuk kanë saktësi të jetë vrarë lider i ISIS.