Rastet ditore të infeksioneve me coronavirusin e ri (COVID-19) në Rusi vazhdojnë të tejkalojnë shifrën 6 mijë për tre javë radhazi.

Autoritetet shëndetësore njoftuan se gjatë 24 orëve të fundit u regjistruan 6.537 infeksione të reja, duke e çuar në 733.699 numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend.

Ndërkohë, 2.960 pacientë të tjerë u shëruan dhe u lëshuan në shtëpi, me çka numri i përgjithshëm i pacientëve që fituan betejën me virusin u rrit në 504.021.

Numri i vdekjeve po ashtu është rritur në 11.439, me 104 vdekje të reja të raportuara gjatë 24 orëve të fundit.

Rusia vazhdon testimet për të zbuluar infeksionet në faza të hershme. Deri më sot, vendi ka kryer mbi 22 milionë teste të dyshuara për COVID-19, transmeton Anadolu Agency.

Dje, një zyrtar i lartë në Universitetin e Parë Mjekësor Shtetëror të Moskës, Vadim Tarasov, tha se provat e njërës prej vaksinave kundër coronavirusit “kanë përfunduar me sukses”.

Vaksina të tjera, përfshirë një vaksinë të posaçme për fëmijë, po testohen në disa laboratorë në të gjithë vendin.