Ruli del nga rreshti: Duhet t’u tregojmë shqiptarëve se jemi ndryshe nga...

Ruli del nga rreshti: Duhet t’u tregojmë shqiptarëve se jemi ndryshe nga PD e Berishës

Genc Ruli e ftoi dje kryetarin e partisë, Lulzim Basha të lexojë si duhet humbjen e Partisë Demokratike në zgjedhjet parlamentare të 2013-ës.
Sipas ish-ministrit të qeverisë “Berisha”, selia blu duhet të reflektojë pse populli e nxori në opozitë, ndonëse Basha e quan të mbyllur analizën për humbjen e dy viteve e gjysmë më parë.
“PD-ja vjen nga 2013-ta, ku pësoi një humbje elektorale, të cilën duhet ta lexojë se për cilën arsye elektorati nuk e votoi.
Pra, e thënë ndryshe, PD duhet t’u tregojë shqiptarëve që jo vetëm është ndryshe nga modeli ‘Rama’ i qeverisjes, por që PD ka reflektuar dhe është ndryshe edhe nga ajo që ka qenë para 2013″, – u shpreh Ruli në një intervistë për “Vizion Plus”duke nënkuptuar PD e kohës së Berishës.