Rron Gjinovci i ka komentuar reagimet e shumta pas arrestimit të dhunshëm të zyrtarëve të PSD-së.

Ai nëpërmjet një postimi në Facebook, ka shkruar se çka pritet të bëjë Policia kur dikush e dëmton pronën publike dhe i shqelmon ata.

“A bon me ditë prej kujtdo, çka pritet me bo policia kur ti e dëmton pronën publike nërsy policve, kur jau fut policve shkelm, edhe kur reziston kur ata të thonë je i arrestum? Sinqerisht po du me ditë, çka pritni ju me bo policia në këto raste?”, ka thënë ai.