Një vet-aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 16:00 në fshatin Surkish të Podujevës, raporton Llapi.info

Në bazë të fotografive të siguruara nga Llapi.info, shihet një veturë e cila ka humbur drejtimin, kështu duke u rrokullisur me ç ’ rast ka përplasur rrethojat e një shtëpie.

Nga përplasja përveç dëmeve të konsiderueshme materiale, kanë mbetur të lënduar tre persona. Lajmin për Llapi.info e kanë konfirmuar edhe nga Emergjenca e Podujevës. Nga atje kanë thënë se të njëjtit janë liruar dhe se lëndimet nuk ishin të rënda. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes.

Ndërkohë, gjatë ditës së djeshme nëpër rrugët e Kosovës kanë ndodhur 21 aksidente, ku sipas Policisë së Kosovës, 6 prej tyre kanë qenë me të lënduar./Llapi.info

Image may contain: outdoor