Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në fshatin Kërpimeh të Podujevës, raporton Llapi.info.

Sipas lexuesve, të cilët kanë dërguar pamje në Llapi.info, një veturë ka humbur drejtimin, me ç’rast ka përfunduar e rrokullisur matanë rrugës kryesore.

Ende nuk dihet nëse ka të lënduar si pasojë e këtij aksidenti, ndërkohë që Llapi.info është në pritje të informacioneve më të detajuara nga Policia e Kosovës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet kompetente për t’i hetuar shkaqet e këtij aksidenti.

Ndërkohë, sipas statistikave ditore të PK-së, vetëm dje në Kosovë kanë ndodhur 37 aksidente trafiku, ku prej tyre 20 kanë rezultuar me persona të lënduar./Llapi.info

Më poshtë pamjet e siguruara: