Ka shkuar në 1 mijë e 194 numri i personave të prekur me coronavirus në Kosovë. Ndërsa, vetëm në 24-orët e fundit në vendin tonë janë konfirmuar 36 raste të reja.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: Komuna e Vushtrrisë 24 raste (sipas vendbanimit: 15 Nedakoc, 6 Vushtrri, 2 Novolan dhe 1 Reznik), komuna e Mitrovicës 6 raste (sipas vendbanimit: 6 raste Mitrovicë) dhe Fushë Kosovë 6 raste (sipas vendbanimit: 6 Miradi e Poshtme).

Ndërkaq, gjatë ditës së sotme si pasojë e coronavirusit ka humbur jetën edhe një person, duke çuar kështu në 31 numrin e viktimave nga ky virus.

Krahas rasteve të reja, sot janë shëruar edhe 8 pacientë nga ky virus, gjersa numri i të shëruarave ka arritur në 884.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes pasi që virusi është ende aktiv.