Pesë persona kanë humbur jetën që nga e diela në aksidente trafiku, raporton IndeksOnline.

Rasti i fundit ndodhi dje pasdite, ku një 16-vjeçar vdiq pasi vetura të cilën ai po e drejtonte, e humbi kontrollin dhe përfundoi jashtë rrugës.

Sipas policisë, aksidenti ndodhi në fshatin Mirosale të Ferizajt, pas orës 15:00.

Ndërsa të hënën, një i ri vdiq në Gjilan e një tjetër në Gjonaj të Prizrenit.

Kurse të dielën, dy femra po ashtu humbën jetën pasi morën lëndime në një aksident të rëndë të ndodhur në rrugën Drenas-Komoran, saktësisht në fshatin Korreticë e Ulët.

Të dhënat e policisë tregojnë se vetëm gjatë 48 orëve të fundit, në rrugët e Kosovës janë regjistruar 125 aksidente trafiku.

Përveç pesë viktimave, dhjetëra të tjerë kanë pësuar lëndime trupore.