Foto ilustrim

Fluksi i bashkatdhetarëve nga vendet e ndryshme që ia kanë mësyrë Kosovës tani është rritur, shkruan Llapi.info.

E për këtë shkak janë shtuar kolonat e gjata të automjeteve dhe pritjet në pikë kalimet kufitare.

Sipas informacioneve të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, për të hyrë në Kosovë në kufirin në Merdare të Podujevës pritjet janë deri në tri orë me 300 metra kolonë, derisa pritje të gjata ka edhe në dalje.

Për dallim nga Merdarja, në pikë kalimin kufitar tek Dheu i Bardhë kolonat dhe pritjet janë më të shkurtra.

Ndryshe, mërgimtarët vazhdimisht ballafaqohen me vonesa të shumta në kufi me Serbinë./Llapi.info