Skenat e sherrit me grushte dhe shkopinj kanë tronditur dje, (20 qershor) Shëngjinin. Dy vëllezër, të rinj nga Kosova janë konfliktuar me dy vëllezër banues në Shëngjin të Lezhës

Sherri u shënua në mes të ditës dhe shumë qytetarë dhe pushues kanë qenë dëshmitarë të këtij sherri.

Çlirim dhe Qendrim Zeneli, 23 dhe 21 vjeç, vëllezër me njëri-tjetrin, banues në Kosovë janë konfliktuar me Amarildo dhe Adriano Jushi, 24 vjeç, vëllezër me njëri-tjetrin banues në Shëngjin.

Policia thotë se sherri ka nisur pas një konflikti për motive të dobëta ndërsa burimet bëjnë me dije se ata janë zënë për një vajzë

“Pas një konflikti për motive të dobëta, të rinjtë kanë goditur njëri-tjetrin me grushte dhe sende të forta ,ku  si pasojë kanë marrë dëmtime të lehta  të katërt dhe janë dërguar në spitalin Rajonal Lezhë, për mjekim” informoi policia.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme./oranews