Në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Brasina në Zvornik të Serbisë, është rrëzuar një aeroplan ushtarak Mig-21, ka njoftuar ministria e Mbrojtjes në Serbi.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet emergjente dhe të shpëtimit nga radhët e forcave ajrore të Serbisë, transmeton Telegrafi.

Mediat lokale raportojnë se piloti mund të ketë humbur jetën, por një gjë e tillë pritet të konfirmohet nga organet kompetente.

Sipas dëshmitarëve okularë, fillimisht është dëgjuar një shpërthim i madh i përcjellë me tym dhe zjarr.

InfoLo raporton se aeroplan i ushtrisë serbe është rrëzuar në oborrin e një shtëpie, ku pronari i kësaj shtëpie është lënduar dhe dërguar me urgjencë në spital për tretman.