Në 24 orët e fundit në Kosovë 1 mijë e 110 qytetarë janë vaksinuar kundër COVID-19, raporton Gazeta Express.

Kështu ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Ndërsa, nga fillimi i vaksinimit e deri tani, 205 mijë e 884 persona janë vaksinuar në Kosovë.

49 mijë e 207 me dozën e dytë të vaksinës.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.110 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 205.884 doza të vaksinës. Deri më sot 49.207 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, është thënë nga Ministria e Shëndetësisë.

Kujtojmë që Kosova vazhdon të qëndroj edhe më tej larg shteteve tjera sa i përket vaksinimit të popullsisë.