Moti me reshje shiu ka përfshirë mesditën e sotme Podujevën, derisa në disa fshatra intensiteti i reshjeve ka qenë më i theksuar, shkruan Llapi.info.

Si pasojë e këtyre reshjeve, në aksin rrugor Pollatë – Reçicë ka pasur edhe rrëshqitje gurësh.

Në pamjet që lexuesit i kanë dërguar në Llapi.info, shihen gurët që kanë bllokuar njërën korsi të kësaj rruge.

Ndërkohë, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se edhe në dy ditët e ardhshme do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira.

IHMK njofton se të mërkurën vende-vende parashihen të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-31 gradë Celsius./Llapi.info