Të reshurat e shumta të shiut ditët e fundit në Podujevë kanë bërë që një pjesë e rrugës në fshatin Kaqanoll të bllokohet nga rrëshqitja e dheut, njofton Llapi.info.

Sipas një fotografie të dërguar në Llapi.info, lexuesi ka thënë se rruga ka qenë tërësisht e bllokuar mirëpo njëra korsi është hapur për qarkullim./Llapi.info