Mëngjesin e sotëm ekskavatori ka filluar rrënimin e disa objekteve pa leje në Podujevë, njofton Llapi.info

Inspeksioni nën përcjelljen e Policisë, ka filluar rrënimin e disa lokaleve pa leje në rrugën “Bajram Krasniqi”, afër objektit të administratës së re komunale.

Siç mëson Llapi.info deri më tani nuk ka ndodhur ndonjë parregullsi.

Kujtojmë, në këtë pjesë kohë më parë Inspeksioni ka larguar edhe shitësit e pemëve dhe perimeve në këto lokale, duke i bartur në Tregun e Gjelbër, pasi produktet e tyre zënin trotuaret publike/Llapi.info