Foto ilustrim

Një rrahje ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në qytetin e Podujevës, raporton Llapi.info.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës në raportin e saj ditor. Sipas Policisë së Kosovës, tre të dyshuar kanë sulmuar fizikisht një person.

“Viktima ka pranuar tretmanit mjekësor në QKUK dhe më pas është intervistuar. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin”, thotë PK.

Ndërkaq, rasti ka ndodhur dje rreth orës 17:00, teksa të njëjtin Policia e ka cilësuar si “lëndim i rëndë trupor”./Llapi.info