Foto ilustrim

Tre persona janë përfshirë në një përleshje në Podujevë, raporton Llapi.info.

Rastin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, derisa është njoftuar se janë arrestuar tre persona.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që pas një mosmarrëveshje pronësore, janë sulmuar mes vete. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raportin e PK-së.

Pa dhënë detaje tjera, Policia e Kosovës ka thënë se me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Llapi.info