Një tjetër rrahje ka ndodhur në rajonin e Podujevës, derisa ky i fundit është raportuar në fshatin Batllavë të kësaj Komune, raporton Llapi.info.

Sipas Policisë së Kosovës, një person është lënduar pasi është sulmuar fizikisht nga një i dyshuar, teksa ka pranuar edhe tretman mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, ka thënë PK në raportin e saj ditor, pa dhënë detaje tjera./Llapi.info