Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në fshatin Shajkoc të Podujevës, dy persona (vëllezër) pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete, raporton Llapi.info

Sipas PK-së, njëri prej tyre ka pranuar tretman mjekësor në Qendrën Mjekësor në Podujevë. Pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

“Janë arrestuar dy të dyshuar (vëllezër) meshkuj K/Shqiptarë, të cilët pasi një mosmarrëveshje janë rrahur në mes vete. Njëri prej tyre ka pranuar tretman mjekësor në qendrën mjekësore-Podujevë. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit pas intervistimit janë liruar, rasti në procedurë të rregullt”, ka njoftuar PK./Llapi.info