Një rrahje ka ndodhur në rrugën “Nuhi Gashi” në Podujevë, raporton Llapi.info.

Si pasojë e përleshjes, një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.

“Viktima mashkull K/Shqiptar është dërguar në QKUK,  për trajtim mjekësor pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar i cili gjendet në arrati”, ka thënë PK.  

Pa dhënë detaje tjera, rasti në Policinë e Kosovës është cilësuar si “lëndim i rëndë trupo”, derisa i njëjti po vazhdon të hetohet./Llapi.info