Një tjetër rrahje ka ndodhur në Podujevë, ku një person ka pësuar lëndime trupore, raporton Llapi.info.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës në raportin e saj ditor, ndërkohë që në lidhje me këtë rast janë arrestuar dy persona.

“Është raportuar se pas një mosmarrëveshje dy të dyshuarit meshkuj kosovar e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime trupore. Të dyshuarit gjenden në burg. Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt, rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së.

Duhet theksuar ditëve të fundit janë shtuar rastet e rrahjeve në Podujevë, derisa ditë më parë një i mitur është therur me thikë./Llapi.info