Një përleshje ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:00 në Podujevë, njofton Llapi.info.

Rastin a ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin e saj ditor. Sipas PK-së, dy persona janë arrestuar, pasi që të njëjti pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht mes vete.

“Si pasojë të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.

Pa dhënë detaje tjera, rasti në Policinë e Kosovës është cilësuar si “lëndim i lehtë trupor”./Llapi.info