Një rraje mes tre personave ka ndodhur dje rreth orës 15:00 në rrugën “Skënderbeu” në Podujevë, raporton Llapi.info.

Rastin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin e saj ditor, derisa dy prej  tyre kanë pësuar lëndime trupore.

“Rr. Skënderbeu, Podujevë  19.07.2021 -14:58. Tre të dyshuar meshkuj  kosovarë si pasojë e një mosmarrëveshje janë përlesh fizikisht në mes veti. Si pasojë e përleshjes dy të dyshuar kanë pësuar lëndime trupore. Në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë e armës së zjarrit. Në lidhje me rastin, nga ana e policisë është kërkuar edhe i dyshuari i tretë, por i njëjti nuk është takuar. Me urdhër të prokurorit, dy të dyshuarit pas pranimit të tretmanit mjekësorë janë liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së./Llapi.info