Një rrahje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në shkollën “Kongresi i Manastirit” në Gllamnik të Podujevës, raporton Llapi.info.

Në këtë rrahje janë përdorur edhe mjete të mprehta, me ç’rast një nxënës (i mitur) është therur me thikë.

Rastin e ka konfirmuar për Llapi.info edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se viktima është dërguar për ndihmë mjekësore.

“Rreth orës 10:30 është raportuar për një fjalosje në mes të dy nxënësve në oborrin e shkollës fillore “Kongresi i Manastirit” në fshatin Gllamnik të komunës së Podujevës. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në bazë të informatave të para dyshohet që njëri nga ta pas fjalosjes me një mjet të mprehtë e ka sulmuar tjetrin duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore, përderisa të dyshuarin policia e ka shoqëruar për në stacionin policor dhe aktualisht në konformitet me dispozitat për trajtimin e të miturve po procedon më tej me rastin, për të ndriçuar rrethanat e ngjarjes”, ka deklaruar Ahmeti./Llapi.info