Në Burgun e Sigurisë së Lartë në Gërdoc ka na ndodhë një rrahje mes të burgosurve, ku dy të burgosur, kanë sulmuar një të burgosur tjetër.

Ngjarjen e ka konfirmuar zëdhënësi i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Florent Gashi.

“I menjëhershëm ka qenë reagimi i stafit korrektues, të cilët i kanë marr të gjitha masat e nevojshme dhe kanë vënë situatën nën kontrolle”, ka thënë Gashi.

Sipas tij, janë njoftuar organet kompetente të SHKK-së edhe Policia, të cilët janë duke u marr me rastin.