Një rrahje mes nxënësve ka ndodhur para pak minutash pranë objektit të shkollës së mesme ekonomike “Isa Boletini” në Podujevë, raporton Llapi.info

Dëshmitarë të rastit për Llapi.info kanë treguar se nga kjo përleshje ka të lënduar, derisa një vajzës i ka rënë të fikët.

Siç shihet edhe në fotot e siguruara ekipet e policisë dhe ndihmës së shpejtë kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Siç mëson Llapi.info, deri më tani një person është arrestuar.

Llapi.info do t’iu mbaj të informuar…