Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një rrahje mes disa personave “Tek rrethi” në afërsi të tregut të gjelbër në Podujevë, njofton Llapi.info.

Nga emergjenca në Podujevë kanë thënë se një person ka marrë lëndime dhe se kërkuar tretman mjekësor në stacionin policor në Podujevë.

Mirëpo, Llapi.info ka provuar të marrë informata nga zëdhënësja e Policisë Antigona Citaku por ajo që disa herë radhazi nuk po u përgjigjet telefonatave të gazetarëve.

Sipas dëshmitarëve, policia e Kosovës ka arritur t’i arrestojë disa persona të cilët ishin të përfshirë në këtë incident.

FOTO: